Interi bëri një gafë të pafalshme fundjavën e shkuar ndaj Sasuolos, por Krotone ndali Lacion të dielën dhe i dha edhe një shans të fundit, pasi këtë fundjavë luhet Lacio-Inter, me zikaltrit që duhet të fitojnë me çdo kusht për të shkuar në Champions League.
Në lidhje me Champions, por edhe me merkaton, ka folur drejtori sportiv i Interit Piero Auzilio: “Ka qenë një e shtunë e shëmtuar, nuk e pashë fare Lacion në televizion ditën tjetër. E ardhmja e Ikardit? Ka edhe 3 vite kontratë dhe nuk kemi në plan ta shesim, pak rëndësi ka si e mbyllim sezonin. Kush e do, duhet të flasë me të, por në fund të kampionatit do të takohemi për të diskutuar diçka ndryshe në kontratë. Ne nuk duam të bisedojmë me asnjë klub, klauzola është një diskutim tjetër”.
Kanselo e Rafinja – “Mundësitë për t’i mbajtur ekzistojnë, por nuk është një diskutim teknik, e dimë sa vlejnë. Është çështje financiare, të cilën do ta diskutojmë kur të mbyllet sezoni”.
De Vrij dhe akuzat e Igli Tares – “Interi e ka lajmëruar Lacion që në mars. E vlerëson Taren dhe nuk kemi gabuar asgjë si Inter. Kemi depozituar kontratën pasi lajmëruam zyrtarisht Lacion. Nuk besoj se De Vrij e ka ulur nivelin e lojës, nuk më intereson luan apo jo kundër nesh”.