Tekniku italian do të jetë pasuesi i Venturas, i cili u shkarkua nga Federata Italiane e Futbollit. Mançini, kontratë dy vjeçare në krye të Axurrëve
Roberto Mançini do të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit. Tekniku 53-vjeçar do të jetë pasuesi i të shkarkuarit Ventura, i cili dështoi të kualifikonte Italinë në botërorin e Rusisë. Mançini ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare në krye të Italisë dhe objektivi kryesor i tij do të jetë kualifikimi për në evropianin e 2020. Gjatë viteve të fundit, Mançini ishte i suksesshëm vetëm tek Mançester Siti. NË Angli, tekniku italian arriti të fitojë titullin kampion me “Qytetarët”, në vitin 2012. Pasi la drejtimin e Mançester Sitit në vitin 2013, Mançini u drejtua drejt Turqisë, aty ku drejtoi Gallatasarain. Më pas, Mançini u rikthye në Itali dhe mori drejtimi e Interit. As tek zikaltrit nuk qëndroi gjatë, duke lëvizur sërish, kësaj radhe drejt Rusisë së largët. Strategu italian mori drejtimin e Zenitit në qershor të 2017. Mançini dhe presidenca e Zenitit arritën një marrëveshje për të prishur kontratën e tij dhe tekniku italian mori drejtimin e Italisë. Ndryshime nuk pati vetëm tek kombëtarja e të rriturve, por dhe tek ajo e Shpresave. Luixhi Di Baxhio mori drejtimin e Itali u-21. Kombëtarja italiane e futbollit është në prag të revolucionit dhe Roberto Mançini është parë si njeriu ideal për ta bërë diçka të tillë.