Shkëmbi largohet nga Liria, e pret Superiorja

Blendi Shkëmbi e mbyll misionin e tij te Liria e Prizrenit. Një sezon i suksesshëm në aspektin personal, por shumë i ndërlikuar në pjesën e dytë të sezonit.

Gjithçka e nisur nga e para verën e shkuar, një projekt ambicioz, mbështetje e plotë nga klubi dhe afrime të kërkuara nga ish-kapiteni i Skënderbeut, i cili në aventurën e parë në stol bëri gjëra shumë të mira, duke e kthyer Lirinë në një pretendente për kreun.

Megjithatë, prej janarit gjithçka ndryshoi dhe kryesia e re e klubit u bë një problem i madh për trajnerin dhe lojtarët. Vonesa në paga e shumë probleme të tjera që ende nuk janë thënë hapur, ndaj tani Shkëmbi largohet zyrtarisht.

“Në të ardhmen nuk do të jem më pjesë e Lirisë së Prizrenit, por nuk e përjashtoj mundësinë që të vijoj punën në Kosovë”, deklaroi Shkëmbi dje, por ndërkohë me shumë gjasa do të kthehet në Superiore, ku interesimi nuk mungon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *