“Më vjen të qesh me ju gazetarët, por ju duroj dhe ju pres në fund për llogaritë, të gjithëve… Futbolli është i thjeshtë, nuk vij nga Hëna. Kur luajmë me seriozitet, nuk na del asnjë përpara”
Një copëz të parë të historisë e ka shkruar, ka kaluar renditjen e fituesve të më shumë kupave të Italisë dhe tani pret edhe pokerin e dytë. Masimiliano Alegri arrin Kupën e katërt të Italisë radhazi, asnjë më parë nuk e kishte bërë…
“Kemi marrë trofeun e parë, djemtë zhvilluan një ndeshje të madhe dhe e merituam. i kisha thënë djemve se kjo duhej të ishte një mbrëmje që t’i dhuronte shumë kënaqësi tifozëve, klubit dhe ata janë protagonistët e vërtetë dhe kur luajnë seriozisht, për të tjerët bëhet e vështirë. Treguan se janë një skuadër e madhe dhe grup i madh”. Trajneri më pas vijon: “Duhet shumë qetësi, në pjesën e parë kishte pak hapësira, më pas u hapën dhe cilësitë teknike dolën në pah. Tani, të sigurojmë matematikën e titullit dhe të mbyllim edhe një tjetër sezon të bukur”.
NERVAT – Më pas,Alegri ka turbulluar në mikrofonin e RAI-t: “Kur erdha unë, ekzistonte frika se nuk kalonim grupin në Champions, ndërsa sot ja ku jemi. Futbolli është i thjeshtë, duhet të dish kur të mbrosh dhe sulmosh. Ka momente kur jep më shumë, të tjera më pak, por ekuilibri nuk duhet humbur. Futbolli nuk është vetëm teori, dukem sikur vij nga hëna. Për cilin është ky mesazh? Për asnjë. Në një sezon ka shumë diskutime, flitet për raport të krisur, por çfarë raporti i krisur? Nuk jemi në maksimum, sepse kemi humbur dy finale në Champions, nuk ka ndërtim të përfunduar. Bëni pyetje absurde. Duhet të fitojmë këtë kampionat dhe më pas do të flasim për tjetrin. Njerëzit nuk dinë se çfarë flasin. Në futboll ka befasi, pengesa, ashtu si në lojën Monopoli. Në ndryshim me ju gazetarët, unë jam i duruar dhe i qetë. Në fund, ju pres për bërjen e llogarive, të gjithëve…”.
Kufi – “Nuk është çështje kufijsh, duhet të krijosh stimuj, motivime. Gjithçka ndalet te rezultati final. Juventusi nga viti 1987 deri në 1994 fitoi vetëm një Kupë UEFA, më pas erdhën Lipi dhe Kapelo. Për vite, Juventusi nuk ka fituar, duhet të jesh konkurrues. Më vjen të qesh kur thoni që të fitosh është diçka e pritshme. Asgjë nuk është e pritshme”.