Tvente zbret nga kategoria, stadiumi në flakë

Një ndër klubet më të njohur dhe të suksesshëm në Holandë në dekadën e fundit, Tvente, është tashmë në ditët më të vështira të historisë së vet.

Kampione në vitin 2010, fituese e kupës po atë vit dhe vit pasardhës, Tvente bujshëm ka kaluar nga një klub pretendent për titull te rënia nga kategoria.

Arsyeja është e thjeshtë: klubi është rrënuar ekonomikisht vitet e fundit dhe është diçka vërtet e çuditshme, po të mendosh që Tvente ka marrë pjesë rregullisht në kupat e Europës dhe të ardhurat kanë qenë të konsiderueshme.

Sezonin e shkua u evitua falimentimi i klubit me shumë vuajtje dhe gjyqe, por skuadra e dobët e këtij sezoni nuk ia ka dalë mbanë të sigurojë qëndrimin në Eredivisie. Javën që shkoi Tvente luajti ndeshjen e fundit shtëpiake dhe barazimi 1-1 kundër NAC Bredas dekretoi rënien.

Ndërkaq, stadiumi ishte plot dhe tifozeria ultras i vuri zjarrin stadiumit, duke ndezur tymues që detyruan arbitrin të ndalte përkohësisht ndeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *