Nica u mund mbrëmë 2-1 në Marsejë, duke marrë një goditje të rëndë në garën për një vend në Europa League. Skuadra kuqezi shenoi e para, me Mario Balotelin që dhuroi spektakël, por italiani u bë protagonist për keq me vonë.
Një karton i verdhë marrë në pjesën e parë e nervozon shumë, ndërsa në fundin e ndeshjes kamerat e kapen duke sharë arbitrat: “Gjithmonë kjo histori, arbitrat francezë janë kurva”.
Why always me ? ?
#Jplus1 #OMOGCN pic.twitter.com/AnrN6I12OG— J+1 (@jplusun) May 6, 2018
Një frazë e rëndë, që pritet t’i kushtojë disa javë pezullim sulmuesit, i cili praktikisht ka mbaruar punë me futbollin francez, duke qenë se kanë mbetur vetëm dy ndeshje dhe në verë do të largohet nga Nica, pasi i mbaron kontrata.