Skënderbeu merr humbjen e dytë radhazi, pasi nuk mundet që të menaxhojë avantazhin e dy golave. Korçarët dështojnë edhe në Laç, me kurbinasit që gjetën forcën dhe shënuan 3 herë. Soue u duk se do bënte gjithçka të thjeshtë, pasi arriti që ta çonte ndeshjen në 0-2 në pjesën e parë. Mendoi Lulaj për të ngushtuar diferencën pak sekonda para fundit të pjesës së parë. Në të dytën Rexhinaldo ju përgjigj Souesë, duke shënuar dhe ai dy herë dhe dhuruar fitoren skuadrës së tij. Një ndeshje me ritëm, ku të dyja skuadrat krijuan shumë raste. Laçi rikthehet te fitorja në kampionat pas shumë javësh dhe tani futet sërish në garë për një vend në Kupat e Europës. Skënderbeu edhe pse shumë pranë titullit kampion dështon sërish dhe javë pas jave shtyn festën.
Laçi 3-2 Skënderbeu
Shënues: Lulaj 45+1′, Rexhinaldo 52′, Soue 32′, 39′
32′ – Vertikalizim i bukur për Soue, sulmuesi i vetëm me Semanin nuk gabon duke kaluar të tijtë në avantazh .
39′ – Sërish është Soue që tregohet vigjilent dhe shfrytëzon pasigurinë e kurbinasve në mbrojtje dhe shënon golin e dytë.
45+1′ Pas një harkimi nga e djathta, Lulaj me kokë tregohet i saktë dhe ngushton diferencën.
53′ – Uzuni kroson nga këndi, Rexhinaldo tregohet i saktë në goditjen e tij nga qendra e zonës së Skënderbeut duke barazuar rezultatin.
63′ – Një topi ardhur nga e djathta nuk largohet nga mbrojtja mike, Rexhinaldo godet dhe shënon golin e avantazhit për Laçin.
Laçi: Selmani, Fangaj, Gjoni, Qaqi, Shtubina, Lushkja, Lulaj, Uzuni (Xhixha 83′), Rexhinaldo (Zogaj 90′), Kallaku, Nika (Jonuzi 68′). Trajner: Gentian Mezani. Të gatshëm: Vata, Prodani, Shala, Bushi.
Skënderbeu: Shehi (Teqja 46′), Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Dita (Demte 64′), Muzaka (Gripshi 46′), Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Soue. Trajner: Ilir Daja. Të gatshëm: Vila, Sahiti, Nimaga, Krasniqi.
Kartonë të verdhë: Uzuni 38’/ Lushkja 60′