Tifogrupi i mirënjohur i Kombëtares “Tifozat Kuqezi” siç dihet prej kohësh bojkoton ndeshjet e përfaqësueses në shtëpi, kjo për shkak se i konsideron të papranueshme sjelljet e forcave të Rendit në stadiume, por njëkohësisht ka pakënaqësi dhe ndaj organeve drejtuese të sportit.
Bëhet me dije se nesër në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, rreth orës 11:30 do të ketë një takim mes disa përfaqësuesve të TKZ, presidentit Armand Duka si dhe disa nga drejtuesit e policisë, ku do të negociohet mbi mundësinë e gjetjes së një marrëveshje që mbështetësit kuqezinj të kthehen në shkallët e stadiumit.
TKZ i mungon prej shumë kohësh Kombëtares dhe realisht atmosfera në ndeshjet e Shqipërisë është zbehur ndjeshëm, por vendimi i grupimit të njohur ka pasur arsye objektive dhe kërkesat e tyre janë plotësisht të drejta.