Valencia nuk bën skonto për Kanselon, duhen 35 mln brenda 30 majit!

Spanjollët kanë në duar oferta 50 mln euroshe për portugezin, nga Premier dhe Reali, teksa çështja Kondogbia është diçka që nuk ka të bëjë. Shërben shitja e një big, pasi fairplay ndikon

Zhoao Kanselo dhe Interi largohen gjithmonë e më shumë. Kontrata mes klubit zikaltër dhe Valencias duket se do të respektohet ashtu si ishin paktet, ose nuk ka zhvillime, si rinovimi i huazimit për qershor 2019: ose Suning paguan 35 mln euro brenda 30 majit, ose djaloshi kthehet në Valencia, ku klubi andaluz ka në dorë disa oferta 50 milionë euro që vijnë nga Premier League dhe nga Madridi, me Realin në pole position. Por, kujdes edhe nga Juventusi, që po monitiron situatën. Por, paletat e vendosur nga fairplay finanicar (sidomos nëse nuk shkohet në Champions League) i lidhin sot dorën drejtuesve zikaltër. Përpara 30 qershorit, në Milano duhet të arkëtojnë 40-50 mln euro plusvlera për t’u futur në parametrat e UEFA-s, ndaj do të duhej një shitje big për të rregulluar bilancet: Interi, për momentin, i quan të pashitshëm si Ikardin, ashtu edhe Skriniarin, ndërsa në frontin Brozoviç dhe Perisiç nuk regjistrohen oferta konkrete.

Kondogbia – Valencia dhe Interi kanë folur edhe për Gofri Kondogbia. Francezi ndodhet në Spanjë te Valencia me të drejtë blerje të fiksuar 25 mln euro dhe klubi i Peter Lim ka bërë me dije se do të derdhë shumën e kërkuar nga Interi brenda kohëve të caktuara. Një operacion që nuk do t’i garantojë, sidoqoftë, Interit plusvera të mëdha, duke parë që në 2015 ai u ble për 40 mln euro nga Monako. Sakaq, te Kondogbia, zikaltërit kanë një 25% në lidhje me një shitje të mundshme. Valencia, të paktën në këtë seksion merkatoje, nuk do të heqë dorë nga asnjë futbollist, edhe sepse duhet përgatitur Champions League. Mund të arkëtohen, sidoqoftë, 4-5 mln euro nga shitja e Juto Nagatomos te Gallatasaraji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *