E çuditshme se si pikërisht anglezët nuk kanë siguruar biletat për të ndjekur kombëtaren e tyre, duke “dezertuar” ish qytetin e Stalinit. Motivi? Raporit politik Rusi-Britani
Pak ditë në fund të kampionatit dhe Champions League për t’u hedhur, më pas, te Botërori. Eventi sportiv më i rëndësishëm i panoramës futbollistike, në Rusi, gati për të na dhuruar histori të reja apo për të konfirmuar ato të tashmes, me Mesin që vazhdon të ndjekë titullin me Argjentinën e tij dhe Ronaldo që dëshiron të vijojë në rrugën e suksesit dhe të porovojë të ndjekë ëndrrën botëror, pasi të të Europianit e realizoi. Ndërkohë, nga Rsia, vijnë histori gati që të ndezin ambjentin, që lidhen me biletat dhe shitjen e tyre, edhe pse disa ndeshje kanë interes thuajse zero.
Bileta që kanë mbaruar në nëntë nga 11 selitë e botërorit. Moskë, Shën Pjetërburg, Kazan, Samara, Nizhni, Novgorod, Soçi, Rostov, Kalingrav dhe Ekaterinburg kanë përfunduar vendet e tyre, pikërisht jo shumë larg në kohë nga nisja zyrtare e shitjes së biletave.
Diçka normale, duke konsideruar se si Botërori është eventi më i pritur i vitit, gati që të rishkruajë hierarkitë e një sezoni, skenë perfekte për t’u dalluar dhe për të parë tifozët nga e gjithë bota, edhe ato që, në mënyrë esenciale, nuk ndjekin futbollin me vazhdimësi deri sa kombëtarja e tyre nuk merr pjesë në një event të tillë. Një efekt që, megjithatë, nuk dallohet në të njëjtën mënyrë në të gjitha vendet, mes të cilave bien në sy Anglia, Islanda dhe Polonia, protagoniste të ndeshjeve ku ka ende bileta në shitje.
VOLGOGRAD – Angli-Tunizi, Nigeri-Islandë, Egjipt-Arabi Saudite dhe Japoni-Poloni. Ndeshjet për të cilat ka ende mundësi të blesh një biletë, të akumuluara nga fakti se luajnë të gjitha në të njëjtin qytet: Volgograd, ish-Stalingradi, jo edhe i bukur… Mbetet kurioze thatësira në këtë stadium, ose sidomos fakti që nuk do të jetë i mbushur plot, në ndeshjen e Anglisë, tifozët e të cilës do të shkonin deri në Ishujt Fizhi për të ndjekur ekipin. Ndoshta, peshon shumë raporti i vështirë politik mes Mbretërisë së Bashkuar, pra Britanisë, dhe Rusisë, në periudhën e fundit. Sakaq, e kuptueshme se pse nuk pritet një pjesëmarrje e madhe në sfidën Panama-Tunizi më 28 qershor, në Saransk: 90’ të rëndësishme, sigurisht, por që nuk ngjallin asnjë joshje estetike.