Mesfushori i Juventusit, Federiko Bernardeski, ka një mesazh për ata që kritikojnë klubin bardhezi dhe që polemizojnë në lidhje me vendimet e arbitrave: “Ne mendojmë vetëm të punojmë për të arritur objektivat tanë dhe jemi të përqendruar 100% te fusha. Gjithsecili bën tifozllëk për skuadrën e vet dhe ajo që fiton më shumë i bezdis të gjithë, besoj se është pjesë e lojës. Për mua gjithçka thuhet jashtë fushe e shumta mund të vlejë si një stimul më shumë për të arritur çdo objektiv”.
Anësori ofensiv i kthehet ndeshjes së fituar në San Siro ndaj Interit: “Besuam deri në fund dhe ia dolëm mbanë. Ishte një ndeshje mjaft e vështirë, ashtu si e prisnim. Vuajtëm në momente të caktuara, por arritëm ta përmbysnim rezultatin dhe të merrnim një fitore thelbësore për titullin. Grupi ynë tregoi edhe një herë që është shumë kompakt”.