Çavo: Si e transformuam Luftëtarin në janar!

Si është ndërtuar Luftëtari i mrekullive? Askush nuk mund ta shpjegonte më mirë sesa Vangjel Çavo, drejtori teknik i skuadrës gjirokastrite. I ftuar në “Fair Play”, ai ka treguar se si bluzinjtë u kthyen nga një ekip për mbijetesë, në një skuadër që luan si e barabartë me këdo.

“Që nga fillimi i kampionatit kishim vështirësi, nga vonesa e grumbullimit që bëmë, ajo e trajnerit, një trajner që nuk e njihte realitetin shqiptar, me lojtarët nga Uruguai, që nuk i lidhëm dot me kampionatin shqiptar, por edhe nga cilësia nuk i njihnim. Ishim të detyruar, që deri në merkaton e dimrit të shkonim me pak lojtarë dhe rezultatet ishin të dobëta. Luanim pa qendërsulmues dhe në dimër kemi afruar 11 lojtarë, kurse në fazën e parë nuk kishim stol. Kthente kokën prapa trajneri dhe nuk kishte kë të fuste, kishim lojtarë nga të vegjlit.

“Morëm shumë lojtarë dhe tani trajneri ka stol të mirë. Lojtarët kanë tre vite që luajnë bashkë, një cilësi që kanë këta është se janë si një familje: që nga presidenti, stafi e lojtarët. Atë që kanë e japin në fushën e lojës dhe besoj kjo na ka bërë që të marrim rezultatet. Flamurtari ishte 16 pikë mbi ne, ishim në zonën e kuqe dhe objektivi ynë ishte mbijetesa. Tani jemi për Europë, por i marrim gjërat me radhë. Tani shkojmë dhe duartrokitemi dhe pëlqehemi kudo. Rroca kërkohet në Greqi, por ne kishim oferta edhe për Aleksin, Xhekson dhe Shkurtajn, që gjatë fazës përgatitore në janar në Greqi”, deklaroi Çavo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *