Sërish i pari në start, Fetel shkëlqen në Azerbajxhan

Sebastian Fetel e ka seriozisht sivjet, ashtu si Ferrari i tij, sepse pas Bahrainit dhe Kinës, piloti gjerman ka regjistruar pole-position numër 3 në sezon, i treti rresht.

1’41”498, regjistruar që në tentativën e parë, mjaftoi për ta nisur i pari garën e Bakut, ndërsa i vetmi që iu afrua ishte Kimi Raikonen, i cili në fakt i shkoi pranë kohës së gjermanit, por doli keq nga njëra kthesë në provën e fundit dhe e mbylli i gjashti.

Ferrari është super, në fakt, dhe këtë po e kuptojnë të gjithë, duke nisur nga kampioni i botës Ljuis Hamilton: anglezi do të niset i dyti, ndjekur nga shoku i skuadrës Botas.

Në vendet 4-5 do të jenë Rikardo dhe Verstapen, me Red Bull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online