Vinçenco Montela mund të jetë një trajner shumë i zoti e i talentuar, por ky sezon ka qenë i mallkuar për të.
Largimi nga Milani, ku nuk mundi të bënte asgjë për t’u mbajtur mend, është pasuar nga pushimi nga puna te Sevilja.
Dy pushime nga puna në një sezon, një rekord më vete, pasi pak trajnerë e arrijnë këtë gjë.
Humbja e fundit e Seviljes, të premten ndaj Levantes, ka qenë goditja fatale për trajnerin italian.
Në Spanjë drejtoi pak muaj, vendosi rekordin e humbjes me të thellë në derbin ndaj Betisit, eliminoi Mançester Junajtid në Champions dhe dështoi të kapte vendin e katërt. Aeroplan, por plot ulje e ngritje dhe direkte në rrugë e sipër.