Futbolli shqiptar ka çudira pa fund, si për shembull privatizimi i klubeve që nuk do të bëhet kurrë dhe askush nuk e di pse.
Në Tiranë ekziston një situatë tragjikomike: Bashkia Tiranë është pronare e Tiranës, ka 34% të aksioneve, por ndërkohë Partizani e Dinamo janë jetimë, nuk kanë punë me Bashkinë, që me sa duket njeh si ekip të qytetit vetëm Tiranën.
Megjithatë, para pak ditësh kryebashkiaku Erjon Veliaj mbolli pemë krah lojtarëve të Partizanit dhe në qafë varte një shall të Partizanit. Si mund të kalonte kaq lehtë diçka e tillë?
Tifozët e Partizanit nuk e kanë vrarë mendjen, ndërsa ultrasit të Tiranës, Fanatics. kanë ironizuar nga Berati, ku ishin për ndeshjen kundër Tomorit. “Kryetari me shumë huqe, aksioner i veshur me të kuqe”, shkruhej në një nga parullat e shpalosura në Berat, që çuditërisht policia jonë profesioniste nuk i hoqi, nuk dihet pse.
Pamje nga Revolucioni Kinez i Mao Ce Dunit! Punojme per begatine e Partise, te Socializmit dhe popullit. Ky vend ka kohe qe eshte bere qesharak. Kendej mr.Fiku mbjell fidane, andej don.Kishoti ngre kulla. Ka me bukur?!