Pas figurës së shëmtuar ndaj Beneventos së vendit të fundit, që fitoi të shtunën në mbrëmje në San Siro, duke marrë fitoren e parë sezonale në udhëtim (4 pikë këtë sezon ia ka marrë vetëm Milanit), Milani tashmë duhet të bëjë llogaritë edhe me dëmtimet.
Ndaj Beneventos u dëmtua mesfushori Lukas Bilia, i cili u përplas keq me një kundërshtar dhe oli duke mbajtur shpinën me dorë.
Pas kontrolleve mjekësore, rezulton se mesfushori argjentinas ka pësuar frakturë në brinjë. Për momentin nuk ka ende një diagnozë, por te Milani kanë frikë se Bilia nuk do të luajë në finalen e Kupës së Italisë, kundër Juventusit.
Në Argjentinë mediat shkojnë edhe më tej, duke shkruar se Bilia rrezikon të mos shkojë në Kupën e Botës.