Trajneri: Të na vijë turp, çnderojmë fanellën kështu dhe nuk dua ta shoh te Milani im. Nuk më bëhet vonë çfarë kemi bërë. Përgjegjësitë i mbaj unë. Benzina ka mbaruar, por duhet edhe shpirti
Ka bërtitur gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ka mjaftuar. Xhenaro Gatuzo pëson humbjen e tretë në pankinën e Milanit pas Veronës dhe Juventusit, teksa komenton disa pika të mbrëmjes, duke nisur nga moduli me dy sulmues, i përdorur pa efikasitet.
Skema – “Kemi parë që jemi zgjatur shumë. Suso ishte me temperaturë një ditë përpara, e dija që nuk ishte në kondicion sot. Nuk duhet të vinte as në pankinë, por dha gatishmërinë e tij. Zgjedhja ishte sepse kisha dy lojtarë krahu në rolin më të duhur dhe mendoja se dy sulmues mund të mbushja zonën. Tani jeni të bindur që më 4-4-2 i japim më shumë fushë kundërshtarit?”.
Zgjidhja – “Fakti është që kemi mbërritur shumë herë në portën kundërshtare dhe kemi goditur 21 herë, por problemi është se si e sulmojmë portën. Nuk mund të shoh sulmuesit e mi që për 4-5 herë provojnë akrobaci dhe bëjnë faull. Silva doli dy herë në pozicion jashtë loje dhe është lexim i thjeshtë. Janë të rinj dhe mund të kenë këto momente. Duhet rikompaktësim”.
Humbja – “I thashë djemve se veshin një fanellë të nderuar dhe provoj një turp të jashtëzakonshëm. Ndeshja më e rëndësishme me Juven? Jo, jo! Ndalo një moment. Ndeshja më e rëndësishme është me Bolonjën”.
Përqendrimi – Nëse kujdesi ka rënë sepse ka ikur ëndrra Champions? “Do të ishte e lehtë të flisnim kështu, por nuk është kështu… Edhe futbollistët e mi e dinë se bëhet e vështirë të shkojmë në Europa League nëse nuk zgjohemi. E përgatitëm për 4-4-2. Shoh që djemtë në stërvitje impenjohen, por se di pse në ndeshje janë kështu”.
Dënim? – “Jo, nuk ka dënim apo grumbullim. Por, do të stërvitemi në ditën që duhet të ishte pushim. Marrim përgjegjësitë tona dhe jemi bashkë. Duhet të respektojmë kundërshtarët tanë dhe të kemi helmin në sy. Nuk më bëhet vonë për atë që kemi bërë mirë javët e shkuara… Nuk më pëlqejnë këto turpe me një ekip që ndjej timin”.
Pa shpirt – “Prej 3 ditësh kam ndjerë një erë të çuditshme, pra që kur nisëm ta përgatisnim. Isha i shqetësuar një ditë përpara dhe jo sepse dua të vendos duart përpara… Në 35’ e para nuk kuptuam asgjë dhe përgjegjësia është e imja. Kemi dhënë përshtypjen se gudulisim kundërshtarin. Intepretimi i disa lojtarëve ishte për të ardhur keq dhe faji i madh është i imi. Jemi në fund të benzinës dhe në këtë moment duhet dhënë gjithçka”.
Involucion – “Involucioni qëndron këtu: jemi skuadër që krijon, por jep përshtypjen se nuk bën dot keq përpara. Gjatë javës djemtë impenjohen, por prej disa kohësh, të dielën, zbresim në fushë pa grintë, dëshirë, dukemi bosh. Jemi në vështirësi të madhe dhe kundërshtarët na vënë në vështirësi edhe pse nuk bëjnë ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Nuk jemi në rregull me kokën, jemi të butë”.