Roma është shumë pranë zyrtarizimit të marrëveshjes për një sponsor kryesor që do të vendosë emrin e vet në fanellën verdhekuqe.
Prej sezonit të ardhshëm, nëse nuk do të ndodhë ndonjë e papritur e madhe, Roma do të ketë në fanellë emrin e kompanisë së njohur turke Turkish Airlines.
Klubi italian nuk kishte sponsor prej sezonit 2012-13 dhe natyrisht bëhet fjalë për miliona euro humbje.
Bisedimet me Turkish Airlines nuk janë nisur tani, sepse ka pasur edhe më parë tentativa, por u ndal gjithçka për mosmarrëveshje në detaje të vogla.
Megjithatë, tashmë ka një faktor që e mundohen afrimin e palëve dhe ai është talenti turk Ynder. Vetëm 20-vjeçar, anësori ofensiv turk është një idhull në atdhe dhe shihet si imazhi perfekt për Turkish Airlines.
Roma do të vendosë sponsor edhe në pjesën e pasme të fanellës, me Hyundai që do të paguajë rreth 3.5 milionë euro, duke e çuar në rreth 12 milionë arkëtimin e Romës nga të dy sponsorët e rinj.