Zllatan Ibrahimoviç ka shënuar sërish, duke qenë vendimtar në fitoren 1-0 që Los Anxheles Galaksi arriti dje në Çikago.
Forma e suedezit duket perfekte dhe në Suedi të gjithë presin me kuriozitet a do të shkojë Ibra në Botëror.
Në kombëtaren suedeze nuk flet askush, edhe për faktin se në Botëror shkuan pa sulmuesin legjendar, i cili më kombëtaren ka shënuar 62 gola në 116 ndeshje, por që mund të krijojë ndonjë problem në skuadër me praninë e tij, pasi natyrisht kthehet në kombëtare vetëm nëse luan titullar.
Vetëm Ibra jep sinjalin e radhës, sepse në Twitter ka postuar një mesazh që ka ngritur peshë tifozët suedezë: “Shanset që të jem në Botëror janë shumë të mëdha”.
The chance of me playing in the World Cup is skyhöga #FifaWorldCup2018
— Zlatan Ibrahimovi? (@Ibra_official) April 15, 2018