Partizani shkonte në Kukës me ambicie të mëdha, pasi nuk humbiste prej 7 ndeshjesh dhe nuk kishte pësuar gol në 5 takimet e fundit. Në një fushë ku ka fituar shpesh në dekadën e fundit, Partizani mori një leksion të ashpër, duke u mundur 4-0 dhe duke djegur thuajse përfundimisht shanset për vendin e dytë.
Një paraqitje mjaft shqetësuese, që ka detyruar presidentin gaz Demi që të kërkojë takim urgjent me skuadrën.
Një bisedë e shkurtër, ku nuk ka pasur as debate e as kritika të forta apo gjoba, por Demi ka mbetur mjaft i zhgënjyer nga humbja në Kukës.
“Ç’është kjo humbje, ç’është kjo lojë. Kishit kaq javë që po luanit mirë, kishit shanse të kapnit vendin e dytë, ndërsa u shpërfytyruat. Duhet të keni më shumë besim te vetja, por edhe te trajneri”.
Demi i ka dhënë besim të plotë edhe trajnerit Dalipi: “Nuk është problem një humbje, Dalipi ka besimin tim të plotë”.