Guri: Gati për kombëtare, kjo ndeshje në momentin e duhur

Sindrit Guri ishte pa diskutim lojtari i ndeshjes, pasi realizoi 3 gola dhe shërbeu edhe për Dzarian. Pas ndeshjes shkodrani ishte mjaft i lumtur për golat dhe beson se duke ecur me këtë ritëm do të vijë dhe ftesa nga trajneri Kristian Panuçi. Po ashtu ai tregon se është nën kontratë me Kukësin dhe çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij duhet të depozitojë të ardhura në klubin kuksian. 24-vjeccari tregon dhe bisedën me trajnerin në fund të ndeshjes

“Ndeshja më e mirë? Është e vërtetë. Kjo ndeshje erdhi në momentin e duhur. Këto gola ishin një shkëndijë më tepër që të vijoj me këtë ritëm e të shënoj akoma dhe më tepër”.

“E kam thënë gjithmonë që është ëndërr që të përfaqësojmë kombëtaren, për çdo lojtar që luan në Superiore. Nuk mërzitem që nuk jam thirrur më parë. Unë mundohem të bëj sa më mirë e të vazhdoj me këtë ritëm, në mos 3, 2 ose më1 gol për ndeshje. Tani besoj se jam gati dhe nuk i dihet asnjëherë”.

“Jam në kontratë dhe duhet të flas me drejtuesit. Kemi një konkluzion që të dalim të kënaqur të dyja palët. Edhe drejtuesit duhet të përfitojnë, pasi financojnë për skuadrën”.

“Këtë top mori gjyqtari dhe më tha eja ta marrësh. Doja të përshëndetja dhe lojtarët kundërshtar”.

“Ishte një kontakt, ndoshta jo 100%. Ishte i lehtë, por isha shpejt dhe nuk mund të mbaja këmbën në tokë, pasi d t thyeja këmbën. Kërcimi i tepruar i imi ndoshta bëri që gjyqtari të bënte që të mos akordonte penallti. Besoj se ishte penallti. Ishte penallti dhe kam shenjat në këmbë që kishte kontakt”.

“Trajneri më tha që kisha mundësi të shënosh më tepër, por ruaj për ndeshjet e tjera”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *