Real Madridi kundër Bajernit, gjysmëfinalet e Champions League ofrojnë një sfidë të madhe, që shumë njerëz e dëshironin në finale.
Reali e ka pasur mjaft të vështirë kundër Bajernit historikisht (është eliminuar 5 herë në Champions, 4 herë në gjysmëfinale), por ka ndryshuar tendencë në vitet e fundit, sepse i ka fituar 5 përballjet e fundit me bavarezët.
Megjithatë, Bajerni ka një armë të fshehtë: Don Jup Hajnkes!
Trajneri veteran ka çuar në Gjermani trofeun për herë të fundit dhe është makth i ekipeve spanjolle. Në Champions Hajnkes ka 7 fitore vetëm ndaj rivalëve nga Spanja. Me asnjë shtet tjetër nuk ka bilanc kaq të mirë.