Shqipëria do të luajë kundër Ukrainës një miqësore në qershor, por ndërkohë FSHF punon edhe për miqësoret e fundvitit, pasi ka data të lira gjatë Nations League.
Sot është zyrtarizuar miqësorja e radhës, sepse Shqipëria do të luajë miqësore me Uellsin në datë 20 nëntor në “Elbasan Arena”. Të dy federatat përkatëse kanë gjetur akordin dhe kanë zyrtarizuar zhvillimin e këtij takimi në datën 20 nëntor.
Nnë periudhën shtator-dhjetor të këtij viti, skuadra përfaqësuese e Shqipërisë do të zhvillojë takimet zyrtare eliminatore për grupin e saj në kompeticionin e Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), por duke qenë se grupi është me tre skuadra. ajo do të zhvillojë në datat përkatëse edhe dy ndeshje miqësore, një prej të cilave është kjo me Uellsin.
Duhet kujtuar se Uellsi është në vendin e 21-të në renditjen botërore të FIFA-s dhe ka në gjirin e vet lojtarë klasi, duke nisur nga Geret Bejl e Aron Ramsej, ndaj është një miqësore luksi.