Disiplina/ Kamza mbyll dyert, gjobitet si zakonisht Flamurtari

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e saj për javën e 28-të të Kategorisë Superiore. Bie në sy dënimi i Kamzës që do e luaj ndeshjen e radhës në shtëpi pa praninë e spektatorëve. Kontestimet e spektatorëve vendas nuk kanë kaluar pa u vënë re nga delegati i ndeshjes dhe tashmë skuadra e Julian Ahmatajt nuk do të ketë ndihmën e publikut në sfidën me Lushnjen. Po ashtu edhe klubi i Flamurtarit ka marrë gjobën e radhës, ku sjellja e spektatorëve në humbjen me Skënderbeun i ka kushtuar 2 milion lekë të vjetra skuadrës kuqezi.

Në Kategorinë e Parë veçohet dhe dënimi i skuadrës së Tiranës me gjobë, por dhe i Sopotit.

 

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

  1. KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
  2. Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.
  3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.
  4. KF “Sopoti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.
  5. Lojtari i KF “Sopoti”, Martin Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) dhe 49/1.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF “Vora”, Artur Sejdini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Iliria” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
  8. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
  9. Zyrtari i KF “Burreli” U-17, Ermir Dika, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Zyrtari i KF “Luftëtari” U-17, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Maliqi”,Igli Bashllari, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online