Është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Europës, aty ku në garë janë 4 klube nga 4 vende të ndryshme. Atletiko dhe Arsenali janë favoritët e mëdhenj, Marseja dhe sidomos Salcburgu janë “hirushet” e kompeticionit.
Atletiko e Diego Simeones do të ndeshet me Arsenalin, në një finale të parakohshme, me vajtjen në Londër, ndërsa Marseja do të ndeshet me Salcburgun e Valon Berishës, ashtu si në fazën e grupeve.
EUROPA LEAGUE / GJYSMËFINALE
Olimpik Marsejë – Red Bull Salcburg
Arsenal – Atletiko Madrid
Gjysmëfinalet do të luhen më 26 prill dhe 3 maj.
Finalja do të luhet në Stade de Lyon më 16 maj (fituesi i Marsejë-Salcburg do konsiderohet finalisti pritës).