Marko Fasone rrëfehet, në një intervistë të gjatë për La Gazzetta dello Sport, ku flet për gjithçka lidhet me Milanin. Natyrisht, për tifozët përbën prioritet e ardhmja e klubit kuqezi, meqenëse flitet shumë për presidentin Jonghong Li, një figurë misterioze: “Është në stilin e tij të flasë pak e të shfaqet sa më rrallë. E do shumë Milanin, qr kur ishte fëmijë. E takova para 15 ditësh në Londër, ju siguroj që nuk merret vetëm me biznes. Dinte kush luante, donte të dinte gjithçka për Gatuzon. Është një president pjesëmarrës në çdo aspekt, që beson shumë te stafi i tij dhe në fund sheh rezultatet. Me sa di unë, me duket i qetë dhe me dëshirën për të vazhduar projektin si president i Milanit. Nuk përjashtohet që të ketë dëshirë të afroje ndonjë ortak”, thotë Fasone.
Më pas, projekti teknik, duke nisur nga rinovimi i kontratës së Gatuzos: “Rino na bindi për 1000 arsye dhe i besuam një projekt të mesëm-afatgjatë, që ta lejojë shprehet në maksimum në ciklin e një klubi që po rilind. Një besim i pakushtëzuar i merituar, edhe pronari i klubit është i bindur se kemi bere zgjedhjen e duhur për t’u rikthyer aty ku duam”.
Merkatoja është temë e nxehtë: “Mira eli vitin e shkuar bëri një punë të jashtëzakonshme, 80-90%e lojtarëve që erdhën ka dhënë maksimumin. Shpenzuam 240 milionë dhe falë shitjeve. Në verë do të përforcohemi me 2-3 blerje të rëndësishme në rolet kyçe. Shitjet? Nuk ka nevojë të shesim, por duke verë përmbledhjen e situatës me drejtorin sportiv dhe trajnerin, mund të them se do të ketë afrime e largimeve.
Dy fjalë edhe për Donarumën: “Nga të gjithë në ekziston besim total, është një nga pikat kyçe të ekipit dhe në mendjen tonë do të jetë portieri titullar për shumë kohë”.