Alban Bushi, trajneri i U-21, në konferencën e djeshme për shtyp, u ndal edhe te situata në lidhje me shumë futbollistë shqiptarë që kane zgjedhur Kosovën, duke zbuluar edhe të vërtetën absolute… Rasti në fjalë, Sinani dhe Zhegrova…
“Ju nuk e keni idenë çfarë bën Federata për t’i marrë këto lojtarë. Ne nuk i marrim dot me zor. Shkojmë atje, i themi, dhe na përgjigjen se do të vijnë. Por, të nesërmen nuk të hapin telefonin. Prindi i tij, që bëjnë edhe si atdhetarë të mëdhenj. Federata nuk ka ç’të bëjë më shumë. Trajneri i ekipit A, unë, kemi shkuar 2-3 herë.
Na janë përgjigjur se do vijnë, e të nesërmen nuk të hapin telefonin. Sinani ishte në planet tona, por i pikoi zemra për Kosovën. Zhegrovën e kam marrë në telefon para 3 muajsh, kam folur me të që ta afroj tek U-21, më tha prit, por nuk erdhi. Trajneri Panuçi e kontaktoi, por nuk erdhi. Por, në fund, lojtarët zgjedhin të shkojnë ku të dojnë”…
Si lojtar ke qen njish ,.
Nuk behesh dot trajner me zorr…
Leri vendin personave me kompetent.dhe me experience…