Trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, ka pranuar se nuk ishte dita e duhur për skuadrën e tij, që luajti keq ndaj Partizanit dhe nuk reagoi si duhej pas pësimit të golit të parë nga Batha, duke rrezikuar shumë rrallë.
Pas 11 ndeshjesh në kampionat, humbja e parë: “Mendoj se në një farë mënyre, jo vetëm për meritë të kundërshtarit, por edhe për gabimet tona, erdhi kjo humbje. Në fillim e pësuam me një goditje standarde, më pas për një mosmarrëveshje mes portierit dhe mbrojtësit tonë. Nuk ishim në lartësinë e duhur të ndeshjeve tona, por e kontrolluam ndeshjen. Na mungoi rrezikshmëria në fazën sulmuese, partizani mbrohej me forca të shumta dhe na kapi shpesh në kundërsulm. Natyrshëm që është një humbje që na rëndon, por nuk kemi kohë të ndalemi, kemi ndeshje shumë shpejt dhe kemi mundësi të rikuperojmë, duke nisur nga ndeshja e radhës.
Mungesa e Shkurtajt: “Normale që u ndje, është lojtar i rëndësishëm për formacionin, por edhe me Lamçen kemi luajtur shpesh në sulm, nuk është normale që të kemi kaq shumë rënie.
Kalendari i ngjeshur: “Nuk mendoj se ndikon”.
Europa apo mbijetesa: “Në radhë të parë duam sa më shumë pikë që të mos kthehemi më në pozitat e vështira që ishim disa muaj më parë. Ai ishte synimi i parë, largimi nga fundi i tabelës, edhe pse njerëzit tani shohin që kemi afër Europës. Sot pati disa rezultate në favorin tonë, por nuk i shfrytëzuam dot”.
O Trajner po dhe ndonjë ndërim se ske ndonjë humbje tjetër përveç humbjes të ndeshjes që e humbe.