Dalipi: Vuajtëm në fillim, Batha na zhbllokoi

Trajneri i Partizanit, Klevis Dalipi, e ka nisur mbarë, me një fitore të pastër, ndaj një rivali në superformë si Luftëatri. Megjithatë, për Dalipin nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati.

Fitorja: “Fillimi ishte i vështirë për ne, 10 minutat e para nuk ishin në ritmin e duhur. Megjithatë, goli i Bathës, prej një sulmuesi të vërtetë, na qetësoi dhe bëri që të dilnim në lojën tonë. Skuadra u shfaq shumë mirë në fazën e kundërsulmit dhe e administroi mirë ndeshjen.

E ardhmja: “Do t’i marrim ndeshjet një nga një, vështirësitë sa vijnë e shtohen, sepse luajmë me rivalë që luftojnë për të mos rënë nga kategoria. Minutat e para sot ishin të vështira dhe nuk po imponoheshim dot, duke u përshtatur me lojën e Luftëtarit. Pas golit skuadra u shfaq shumë mirë, ndaj mund të them se kemi ende punë në të ardhmen, për të shkuar aty ku duam.

Mbrojtja – “Një skuadër e madhe duhet të ketë jo vetëm sulm, por edhe mbrojtje. Sot treshja sulmuese e jona funksionoi shumë mirë, por edhe dyshja Kotobelli-Mala ishte shumë mirë, duke ushtruar presion konstant te sulmuesit e Luftëtarit. Skuadra bëri gjithçka shumë mirë në fazën mbrojtëse dhe goli na qetësoi, duke dalë në lojën tonë dhe duket humbur edhe raste të pastra.

Asani – “Këto ndeshjet e fundit ka pasur një farë rënieje fizike, por është normale, sepse kemi luajtur shumë ndeshje dhe ai bën edhe fazën sulmuese, edhe mbrojtëse, me rolin që ka. Sot e zëvendësova për zgjedhje taktike, jo se ishte i lodhur apo po luante keq.

Tifozët e paktë: “Pa ata është e kotë, uroj të jenë të shumtë në Shkodër në ndeshjen e radhës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online