Pas fitores në “San Paolo” ndaj Napolit, Roma vijon të tregojë dhëmbët dhe se ka kaluar momentin e keq. Një sukses tjetër, këtë herë përballë Torinos, që rezistoi vetëm një pjesë dhe, në tentativat e vetme të mbrëmjes gjeti një super Alison që ndali gjithçka në portën verdhekuqe. Më pas, pjesa e dytë pa të zotët e shtëpisë më kërkues, duke gjetur golin me Manolas. Pas 11 minutash, në pjesën e dytë, greku gjen devijimin e duhur me kokë dhe e dërgon topin në rrjetë, pas kromimit nga e djathta të Florencit.
Më pas, vjen edhe goli i dytë, teksa Naingolan pason me kokë për De Rosin, që mbahet në lojë nga Ansaldi. Kapiteni godet fluturimthi dhe dyfishon. Ka festë edhe për Pelegrinin, që realizon trisin. Mbrëmje në hije për Belotin, që shpërdori një rast të mirë. Sakaq, emocionues dedikimi i Kostas Manolas për Davide Astorin, që ka veshur fanellën e Romës dy sezone më parë. Mbrojtësi grek ngre duart nga qielli… Edhe De Rosi , që shënoi, e ka pasur shumë shok. Me këtë sukses, ekipi i Di Françeskos tenton arratisjen, në pritje të Lacios dhe Interit, duke shkuar 56 pikë.