Zbulohet një rast me doping në Serinë A italiane: braziliani i Kaliarit Zhoao Pedro ka rezultuar pozitiv për përdorimin e një diuretiku, hidroklorotiazid, në kontrollet e kryera pas ndeshjes kundër Sasuolos 11 shkurtin e shkuar.
Futbollisti, të cilit i është komunikuar lajmi, është pezulluar nga gjykata kombëtare antidoping në Itali, në pritje të kontrollit të dytë, përfundimtar.
Në këtë mënyrë, janë dy futbollistët e Serisë A që këtë sezon kanë rezultuar pozitivë, sepse në shtator rezultoi pozitiv edhe kapiteni i Beneventos, Fabio Luçoni, i cili u dënua me një vit.