Ze Maria: Kam shtatë të rinj që mund të luajnë titullarë

Braziliani, i bindur se “të vegjlit” kanë të ardhme të skuadra bardheblu

Olsi Avdiaj

Trajneri brazilian i Tiranës, Zhoze Marselo Ferreira, i njohur ndryshe si Ze Maria, është i bindur që klubi bardheblu ka një të ardhme të madhe me të rinjtë. Duke folur për lojtarët e vegjël që ka në ekip, braziliani u shpreh se pret shpërthimin e të paktën shtatë lojtarëve, që vijnë nga akademia bardheblu. Në një prononcim për paraqitjen e lojtarëve të rinj fundjavën e kaluar, Ze Maria ka zbuluar se janë gati shtatë lojtarë, të cilët mund të luajnë me bardheblutë dhe kanë të ardhur të ndritur në karrierën e tyre sportive. “Jam shumë i kënaqur me djemtë e rinj. Për ata që shënuan golin e parë, por ka edhe të tjerë të rinj prej kohësh stabël në skuadër, pasi janë 6 apo 7 lojtarë, të cilët janë pjesë e ekipit dhe vijnë nga akademia. Këta janë lojtarë shpresoj të jenë pjesë e një të ardhme të suksesshme dhe fituese te Tirana”, është shprehur vetë trajneri i bardhebluve.

Në fakt, me Shënkollin shkëlqyen tre nga djemtë e vegjël të Ze Marias. Bëhet fjalë për Klisman Caken, Ernest Muçin e Patrik Bardhin. Vetë djemtë për televizionin “Klan”, janë shprehur të lumtur për atë që treguan në fushën e lojës. Klisman Cake, “veterani” i të rinjve në ekipin e parë, jo vetëm që ka më shumë ndeshje me fanellën bardheblu. Cake flet për të tashmen dhe falënderon trajnerin që i ka dhënë mundësinë të jetë titullar në disa ndeshje. “Ndihem shumë i lumtur për golin, pas këtyre ndeshjeve këtu. Trajneri na ka dhënë mundësinë të gjithëve, kush ka dhënë në stërvitje ka luajtur”, është shprehur Klisman Cake.

Patrik Bardhi është lojtari, i cili ka mesataren më të mirë mes minutave të luajtura dhe golave të shënuara. Ai ka shënuar golin e dytë si profesionist, me fanellën bardheblu. “Mendoj, që jam me fat që është një trajner i huaj, që po më jep shansin edhe minuta në çdo ndeshje. Ishte një ekip i ri me Shënkollin, por besoj se treguam se këtu Tirana jemi me meritë dhe ardhmja mund të bazohet te ne”, është shprehur Bardhi.

Në fund, Ernest Muçi, më i vogli i të rinjve te Tirana. “Goli ishte diçka shumë e bukur pasi të shënosh në këtë moshë, 16 vjeç me Tiranën, një ekip shumë i madh. Më e rëndësishme është të kalojmë në Superligë. Do të ishte diçka shumë e bukur, por ja ku është fusha ta tregojmë aty”, ka mbyllur lojtari bardheblu. Tre lojtarët e vegjël luajtën ndeshjen e fundit dhe shënuan secili nga një gol, duke qenë në qendër të vëmendjes së opinionit publik.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online