Pas humbjes ndaj Arsenalit në Europa League, para gazetarëve u shfaq edhe kapiteni kuqezi Leonardo Bonuçi, i cili komentoi disfatën: “Patëm frikë dhe ankth, përballë kishim një ekip të madh. Do të na shërbejë si eksperiencë. Tani bëhet tepër e vështirë, por në futboll gjithçka mund të ndodhë. Le të nxjerrim mësime nga pjesa e parë, sepse duhet të mësojmë që çdo skuadër duhet sulmuar, duhet guxim dhe sa më pak gabime”.
Më pas, Bonuçi flet për Davide Astorin dhe aty e mbytën lotët, derisa ndali intervistën dhe u largua: “Nuk pata mundësi të shkoj ta përshëndes, por i them Mirupafshim Davide. Ishte një numër 1 në të gjitha drejtimet, më ka prekur shumë ndarja e tij nga jeta. Do ta mbaj gjithnjë në zemër, një mik dhe një njeri i madh”.