Mjaftojnë 6 minuta për të vendosur fatin e takimit që u luajtën në “Roza Haxhiu” të Lushnjes. Kukësi rikthehet te fitorja pas barazimit me Skënderbeun dhe merr një barazim që e katapulton përkohësisht të vetëm në vendin e dytë. Nuk ishte sukses i thjeshtë për Kukësin, Lushnja bëri mjaft rezistencë dhe kërkoi me ngulm në fraksionin e dytë që të mos dilte pa pikë. Fati i takimit u përcaktua në minuta e fundit të pjesë së parë. Megjithatë, për t’u veçuar shtylla e Musollit, që për fatin e keq të mesfushorit nuk përfundoi në rrjetë. Ishte Idrizi që fillimisht shënoi i vetëm me portierin bejte. Pak sekonda më vonë ishte sulmuesi shkodran Sindrit Guri që goditi në mënyrë perfekte nga brenda zone duke dyfishuar. Kur u duk se gjithçka po shkonte në favor të kuksianëve, Canka finalizoi një aksion mjaft të bukur të vendasve. Sulmuesi i Lushnjes e gjeti veten të vetëm me Koliçin, në minutën e parë shtesë dhe kishte qetësinë e saktësinë që i duhej për të realizuar. Në fraksionin e dytë të dyja skuadrat tentuan që të gjenin rrugën e rrjetës, me Lushnjen që ishte disi më agresive, por pa mundur që të barazonte. Një tjetër humbje që i lë në vendin e fundit dhe vetëm me matematikën që i mban ende në Superiore. Vendasit e mbyllën ndeshjen me 9 lojtarë, pasi Magani u ndëshkua me të kuqe pas një veprimi të papërshtatshëm ndaj Kalesë, ashtu si dhe Çela në sekondën e fundit, për ndonjë fjalë më tepër.
E diel, 14:00, java e 23-të
Lushnja-Kukësi 1-2
Shënues: Canka 45+1′ / Idrizi 42′, Guri 43′
GOLAT
42′ – Ethemi mjaft bukur hedh një top te Idrizi, i cili e sheh veten të vetëm me Bejten, duke mos e pasur të vështirë që të shënojë.
43′ – Pak sekonda pas Idrizit, është Guri që me një kthesë të bukur brenda zone shënon golin e dytë.
Canka 45+1′ – Aksion i bukur i vendasve, Canka nga brenda zone tregohet i saktë.
Lushnja: Bejte, Pepa, Alushi, Bufazi, Ruço, Prençi, Magani, Meto (Gava 46′), Papa (Çela 69′), Canka (Pergjini 75′), Sefa. Trajner: Dritan Çuko. Të gatshëm: Spaho, Taullau, Mone, Bizhyti.
Kukësi: Koliçi, Idrizi, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Kale, Shkodra (Imami 81′), Ethemi (Zhderiç 65′), Guri. Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Frashëri, Ymeraj, Peposhi, Ebipi, Balde, .
Kartonë të verdhë: Shameti 86’/ Pepa 61” Canka 62′
Kartonë të kuq: Magani 90+2′, Çela 90+5’