Hysaj në dyshim për Romën, agjenti: Vetëm raketat mund ta ndalojnë!

Një zëvendësim për të mos rrezikuar, por ndoshta edhe më shumë se sa kaq. Elseid Hysaj nuk e mbylli gjithë ndeshjen e fituar thellë (0-5) në transfertën në Sardenjë, ndaj Kaljarit, duke dalë nga fusha 20 minuta para fundit dhe lënë vendin Kristian Maxhios. Sipas mediave italiane, menjëherë pas ndeshjes stafi teknik lajmëroi se është konstatuar që Hysaj kishte vetëm një mbingarkesë muskulore.

Sakaq, agjenti i tij, Mario Xhufredi, ka hedhur poshtë mundësinë që shkodrani të jetë vetëm në stol ndaj Romës, javën e ardhshme: “Do të jetë sigurisht ndaj Romës, sepse për ta ndaluar duhen rraketa dhe ai është një lojtar që ecën me pilotë automatikë”. Sakaq, merkato e verës do të afrojë shumë shpejt dhe pikërisht futbollisti i kombëtares mund të jetë një ndër të sakrifikuarit për bilancet: “Për Hysajn do të jetë një plusvlerë e lartë, jam i bindur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *