Kamza u ankua gjatë për arbitrimin në ndeshjen e fundit kundër Skënderbeut, por nuk e ka humbur përqendrimin dhe sot ka fituar bindshëm në Lushnjë.
Në minutën e 33-të zhbllokoi Xhuljo Mehmeti, por Canka barazoi 4 minuta më vonë.
Rezistenca e Lushnjës zgjati deri në minutën e 58-të, sepse i futur prej pak minutash, Raçiç gjeti golin e avantazhit dhe Kamza nuk u ndal më.
Plaku në të 72-tën shënoi golin e tretë dhe më vonë humbi edhe një rast të artë, ndërsa në fundin e shtesës Canka shënoi një gol që vlen vetëm për të.
Lushnja në Kategorinë e Parë, Kamza e katërta, duke ëndërruar seriozisht Europa League!
SUPERIORE
LUSHNJA – KAMZA 2-3
Shënues: Canka 37′, 90’+1 / Mehmeti 33′, Raçiç 58′, Plaku 72′
Lushnja: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Ruço (Meta 46′), Pepa, Gava, Papa (Alushi 42′), Branica, Canka, Sefa. Trajner: Dritan Çuko
Kamza: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Cukoviç, Idrizaj, Fukui, Arrabal, Imeri, Fili (Raçiç 54′), Mehmeti, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Paulin Simoni, Kreshnik Cjapi
Kartonë të verdhë: Fukui 57′, Raçiç 67′