Kukësi nuk e ka mbyllur merkaton, pasi është ende në kërkim të një sulmuesi. Megjithatë në fokusin e kampionëve është dhe evidentimi i lojtarëve me perspektivë. Me skuadrën do të jetë dhe një element i ri në ditët në vijim. “Sport Ekspres” mëson se bëhet fjalë për Lavdrim Ebipin. I ardhur nga Liga e katërt gjermane, por që ka dalë nga akademia e Grashshoperit. 23-vjeçari është bashkua ditën e sotme me Kukësin në stërvitje. Ebipin luan si mesfushor i avancuar dhe ka pasaportë maqedonase. Ai do të jetë për disa ditë në provë, megjithatë do të jetë trajneri Peter Pakult, ai që do të vendosë nëse do t’i ofrohet një kontratë apo jo.