Viti 2018 ka qenë i mbushur me lëvizje në merkato dhe disa ekipe të Kategorisë së Parë kanë bërë revolucion, aq sa skuadra si Burreli, Besa e ndonjë tjetër nuk njihen më.
Gara mbetet po ajo, sepse faza e dytë sheh Tiranën e Kastriotin favoritët e mëdha, me Bylisin e Egnatian që janë aty pranë, duke u munduar të qëndrojnë sa më pranë kreut dhe të përfitojnë nga ndonjë gabim i skuadrave kryesuese.
Java e 13-të ka parë dominim të Tiranës e Bylisit. Gjithçka e lehtë kundër Shkumbinit pwr bardheblutë, që nuk janë sforcuar shumë. Paraqitje perfekte edhe për Bylisin, që ka shpartalluar Ilirinë në Fushë-Krujë.
Triumf edhe për Apoloninë e Tomorin, që fitojnë pastër, ndërsa Shënkolli mposht në fund Pogradecin.
Ndërkaq, në grupin A Kastrioti kryesues luan nesër dhe feston që sot, sepse Dinamo ndali Egnatian të barazimi në Rrogozhinë. Fitore e artë e Burrelit me debutuesin Beçka, ashtu si Erzeni triumfon ndaj Besësme dy gola të sulmuesit të afruar në janar, Shkëmbi.
GRUPI A
Burreli-Besëlidhja 1-0
Shënues: Beçka 58′
Erzeni-Besa 2-0
Shënues: Shkëmbi 4′, 45′
Vllaznia B-Korabi 0-0
Egnatia-Dinamo 0-0
NESËR Kastrioti-Tërbuni
GRUPI B
Tirana-Shkumbini 3-0
Shënues: Ngo 44′ p., Qilimi 52′, Vrapi 81′
Tomori-Turbina 3-0
Shënues: Mitraj 62′, Çaço 77′, Buba 90′
Apolonia-Naftëtari 4-0
Shënues: Mihana 3′, Hysenshahaj 13′, Llambro 63′, Gjata 78′
Iliria-Bylis 0-3
Shënues: Zisi 26′, 68′, Mahmutaj 63′
Shënkolli-Pogradeci 1-0
Shënues: Tuci 85′