Trajneri i Kamzës, Ramazan Ndreu, ka mbetur shumë i kënaqur nga fillimi i vitit, me një fitore të shkëlqyer ndaj Laçit.
“Ndeshje e vështirë, skuadra e Laçit është shumë e mirë, e tregon edhe renditja. Është një tripikësh që na jep siguri dhe stabilitet, mendoj se jemi në rrugën e duhur.
Laçi na vuri në vështirësi të mëdha, por ne e nisëm me grintë dhe shumë besim. Ndërprerja e kampionatin na ndihmoi shumë, sepse rikuperuam psikologjikisht dhe u kthyem në rrugën e duhur.
“Ndoshta ecuria e shkëlqyer e muajve të parë të sezonit krijoi eufori, por skuadra e ka kuptuar se nuk duhet ulur përqendrimi dhe duhet dhënë gjithçka, në çdo moment, përndryshe zbritja në renditje është e shpejtë.
“Merkatoja? Në përgjithësi merkatoja e dimrit është e varfër, por kemi marrë një mbrojtës malazez për të pasuar Fushtarin dhe mendoj se do të krijohet një treshe qendërmbrojtësish e mirë me Leo Lelis dhe Kuqin”.