Bardheblutë luajnë miqësoren me Tobolin në orën 13:00. trajneri pritet të hedhë formacionin më të mirë që ka në dispozicion
Olsi Avdiaj
Dita e testit: Tirana luan sot miqësoren e parë të aventurës turke. Në orën 13:00 me atë shqiptare dhe 15:00 turke, bardheblutë do të zhvillojnë testin e radhës me FC Tobolin. Skuadra mike luan në Superligën e Kazakistanit. Për çudi, ekipi që do të përballet Tirana është ish-skuadra e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku që vetëm pak ditë më parë braktisi skuadrën nga Kazakistani.
Formacioni – Ashtu siç pritet formacioni i miqësores do të jetë i plotë me ekipin bardheblu që do të hedhë në fushën e lojës, të gjithë formacionin më të mirë që ka në dispozicion. Sigurisht ekipi do të luajë i gjithi në këtë miqësore, pasi në të tilla raste bëhen shumë ndërrime. Duke parashikuar që Ze Maria do të vazhdojë me të njëjtin ritëm, në portë do të luajë i pazëvendësueshmi Ilion Lika. Mbrojtja do të jetë e përbërë nga Kërçiku, Turtulli, Cake e Hoxhallari. Në mesfushë do të luajnë Doka, Daja, Mauexhe Karabeci dhe Greca ose Halili. Në sulm do të qëndrojë i vetëm Majkëll Ngo. Duket që Sentamu nuk do të ketë shumë minuta, pasi ka vetëm dy ditë që është stërvitur me ekipin. Trajneri Ze Maria do të aktivizojë edhe lojtarët e stolit për të parë se si është gjendja e tyre.
Në miqësoren e sotme pritet të shihet nga afër edhe lojtari Thaçi i cili ka disa ditë bardheblu. Ndërkaq mësohet se bardheblutë nuk do të kenë ndonjë afrim të ri në ekip gjatë këtyre ditëve veç atyre lojtarë të piketuar më parë. Ndërkaq mësohet se bardheblutë nuk do të kenë ndonjë afrim të ri në ekip gjatë këtyre ditëve veç atyre lojtarë të piketuar më parë. Kujtojmë që Tirana po përgatitet intensivisht në Antalia. Bardheblutë janë akomoduar në hotel “Titanic Lara Resort” ku do të qëndrojnë deri më datë 25 janar për përgatitjet dimërore. Pas miqësores së sotme me Tobolin Tirana do të luajë më 20 janar ekipin rus SKA Khabarovsk. Tirana do të kthehet më 25 janar në Tiranë, pikërisht dy ditë para se të nisë Kategoria e Parë.