Demi bllokon Trashin, e ardhmja me Starovën e paqartë

Përplasja mes trajnerit Sulejman Starova dhe mesfushorit Lorenc Trashi nuk është pritur mirë nga presidenti Gaz Demi. Numri një i klubit nuk dëshiron të krijohen të tilla episode në klubin e tij, e aq më pak që përplasje të tilla të bëhen publike dhe të marrin përmasa të gjera mediatike. Situata e djeshme dhe sherri mes trajnerit dhe mesfushorit kanë zhgënjyer më tepër Demin, i cili ka marrë “goditje” të njëpasnjëshme këtë sezon nga futbollistët e tij.

Ai mësohet se ka pasur një komunikim me mesfushorin Lorenc Trashi. Takimi i vërtetë mes të dyve do të ndodhë me kthimin nga Turqia, por mesfushori ka folur paraprakisht me presidentin Demi. Mësohet se biseda mes tyre ka qenë e qetë dhe palët kanë komunikuar me ton normal. Trashi ka pranuar situatën e ndodhur dhe ia ka shpjeguar presidentit të tij se si ndodhi dhe fjalët e debatit. Të gjitha gjasat janë që lojtari të mos largohet, pasi do të ishte një goditje shumë e madhe për grupin e “demave”. Ai është një futbollist mjaft i rëndësishëm për të kuqtë. Presidenti nuk do largimin e tij dhe i ka bërë të qartë se ai është futbollist i klubit në radhë të parë më pas i trajnerit. Natyrisht, lind problemi i marrëdhënies Starova-Trashi, pasi mes tyre nuk ekziston më asnjë marrëdhënie realisht, pas sherrit të djeshëm. Një telash me shumë për Partizanin…

Varësia nga Trashi, është lojtari me më shumë minuta

Largimi i mundshëm i Lorenc Trashit do të ishte një goditje shumë e madhe për Partizanin. Mesfushori është pjesë shumë e rëndësishme e grupit të kuq. Ai ishte një titullar i padiskutueshëm dhe nuk ka nisur asnjë ndeshje nga stoli. 25-vjeçari është aktivizuar nga minuta e parë në të gjitha ndeshjet e “demave”. Trashi ka zbritur në fushën e lojës 16 herë dhe koleksion 1400 minuta. Nëse i hedh një sy statistikave të lojtarëve të Partizanit do të shohësh se futbollisti është më shumë i aktivizuar se të gjithë të tjerë. Ai mban vendin e parë, madje ka luajtur më shumë se portieri Hoxha. Trashi është zëvendësuar vetëm 3 herë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online