Besa “e re” bind ndaj Bylisit

Në një orar të pazakontë, në mbrëmje, Besa e Bylisi janë ndeshur në Pezë-Helmës. Kavajasit superiorë, edhe pse goli nuk u duk

Besa ka bërë revolucion këtë janar dhe tashmë është koha të provojë skuadrën e re që ka formuar trajneri Bledar Sinella, me synimin për të shpëtuar të paktën sezonin dhe për ta mbyllur mes 5 skuadrave të kreut. Dje në mbrëmje, në orën 20:00, Besa u ndesh me Bylisin në Pezë-Helmës, në një orar të pazakontë për klubet e Kategorisë së Parë. Në letër Bylisi ishte favorit, sepse ka një skuadër të konsoliduar dhe me pak ndryshime nga faza e parë, por fusha foli ndryshe.

SHKËLQEN NJË NIGERIAN – Besa e nisi me një formacion krejt ndryshe nga ai i fazës së parë dhe binte në sy prania në formacion e sulmuesit Armand Pasha, i cili ditët e fundit ka lënë Erzenin për Besën. Titullar ishte edhe një nigerian, Dikson Idakuo, i cili luajti në qendër të mbrojtjes dhe shkëlqeu, duke formuar një dyshe të mirë me vlonjatin e afruar gjithashtu në janar, Brunild Naçi. Ndërkaq, te Besa ra në sy edhe mesfushori Geri Selita, më i riu në fushë nga të dyja skuadrat, por që shkëlqeu. Pjesa e parë foli tërësisht për Besën, që krijoi lojë e raste, aq sa mund të kishte shënuar 2-3 herë, ndërkohë që te Bylisi ra në sy kryesisht Niko Zisi, rrezik konstant për mbrojtjen kavajase.

ASNJË GOL – Pas lojës së hapur në pjesën e parë, 45 minutat e dyta ishin më të ekuilibruara dhe të qeta, me pak raste për shënim. Zisi i shkoi pranë golit me një gjuajtje nga distanca, por vetëm kaq, sepse përfundoi pa gola. I kënaqur trajneri i Besës, Sinella, pasi e ka bërë skuadrën nga e para, ndërsa në stolin ballshiot tashmë është ulur Marcelo Troisi, i cili ka vëzhguar edhe sulmuesin afrikan Gisie, por është herët për të folur nëse është pëlqyer nga drejtuesit e Bylisit.

Besa – Bylis       0-0

Besa: Miraka, Dikson Idakuo, Naçi, Selita, Perja, Mihani, Deliallisi, Brahimaj, Thaçi, Pasha, Mahmutaj. (U aktivizuan: Bushati, Cara, Ramilli). Trajner: B. Sinella

Bylis: Xhorxheviç, Buzi, Shoshi, Bella, Kullira, Luis Henrike, Kolgega, Murataj, Ntepe, Gisie, Zisi. (U aktivizuan: Dramolli, Samnda, Sinaj, Çukuka). Trajner: Marcelo Troisi

Gjyqtarë: Roxhers Muska, Mario Shazivari, Ferjaldo Shkëmbi

Kartonë të verdhë: Mihani 36’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online