Nuk do të jenë zgjedhje normale për kreun e FSHF-së, këtë tashmë e shohin të gjithë dhe nga dita në ditë ka zhvillime të bujshme.
Sot Administratori i klubit të Flamurtarit Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së, Armand Duka, për shkak të shoqatave të paregjistruara në Gjykatë, por që lejohen të votojnë në zgjedhje. Numri një i klubi vlonjat deklaroi: “Pas njoftimit në media, kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme. Janë 12 shoqata të paligjshme, të paregjistruara në Gjykatë. Tani fjalën e ka Prokuroria. Ky është hapi i parë, ka të tjerë në vazhdim. Flasim për një futboll të pastër, që nuk ka institucion të pastër”.