Duro, i kënaqur nga miqësorja e fundit: Mund të shënonim 3-4 gola

Pas ndeshjes së djeshme, barazyar 1-1 kundër kazakëve të Atiraut, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka folur shkurtimisht, duke theksuar se loja ishte e mirë dhe se të tijtë duhej të kishin shënuar edhe disa gola të tjerë me mundësitë që patën: “Jam shumë i kënaqur me skuadrën sot (dje). Dominim për 60 minuta në këtë ndeshje testuese dhe mund të shënonim 3 se 4 gola. Bëmë të gjithë ndërrimet, duke aktivizuar në pjesën e dytë lojtarët që kishim të gatshëm në stol. Luajtëm ndaj një skuadre me buxhet 10 herë më të madh se tonin. Skuadra po reagon mirë dhe fatmirësisht nuk kemi probleme. Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që janë aktivizuar. Ky është grup i plotë i lojtarëve dhe kush nuk e gjen veten, do të huazohet”, – theksoi trajneri i vlonjatëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online