E turpshme, skandaloze, rast ku nuk mjafton më kritika dhe ngritja e supeve, apo protesta e kotë.
Romela Begaj ka rezultuar pozitive në kontrollin për antidoping, pas Kupës së Botës në peshëngritje, ku ajo fitoi medalje të artë e të argjendtë.
Procesi Sportiv njofton se peshëngritësja e njohur ka rezultuar sërish pozitive dhe duke qenë përsëritëse, me të njëjtën substancë të ndaluar, kjo do të thotë se karriera e saj mbyllet turpshëm.
Ka edhe prova të dyta, duhet pritur ende, por nëse konfirmohet gjithçka, nuk duhet të akuzojmë botën se nuk na do.
E kemi fajin vetë dhe dikush duhet të paguajë, nëse nuk gjendet fajtori le ta paguajë faturën Romela, por duhet ta paguajnë edhe drejtuesit e një federatë të paaftë e të mbushur me injorancë e moskokëçarje për rregullat e ligjet.