Kamza ka prezantuar mbrojtësin Vangjel Zguro, i cili në fakt ka ditë që është bërë i Kamzës, pas largimit nga Luftëtari në fillim të vitit.
Mbrojtësi i fuqishëm i krahut të majtë debutoi në miqësoren që Kamza luajti kundër Gençlerbirligit më 8 janar, humbur 4-1. Sot ka ardhur edhe prezantimi me fanellën e re.
Ndërkaq, nesër në orën 13.00 me orën tonë Kamza do të luajë miqësoren e dytë. Përballë do të jetë Sepsi i Rumanisë, skuadër që mban vendin e parafundit në Ligën 1 rumune.