Kukësi nesër prezanton trajnerin austriak

Nesër në orën 11:00 në ambientet e klubit të Kukësit do të prezantohet trajneri i ri.

Verilindorët, pas më shumë se 10 ditësh duket se e kanë gjetur timonierin e ri. Edhe pse pasnesër Kukësi do të udhëtojë drejt Antalia, për të kryer fazën përgatitore, nesër do të nisin nga puna.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se klubi i Kukësit do t’i besojë postin e trajnerit austriakut Peter Pakult. Së bashku me trajnerin e ri do të prezantohen dhe ndihmësit e tij, njëri prej të cilëve pritet të jetë Rraman Hallaçi.

Po ashtu do të prezantohet edhe Nderim Nexhipi, i cili ka pranuar ofertën për postin e drejtorit të përgjithshëm të propozuar nga ana e presidentit Safet Gjici.

Pakult në karrierën e vet ka drejtuar për shumë vite edhe Rapidin e Vjenës, ku ka pasur në dispozicion edhe Hamdi Salihin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *