Valverde: Nuk kemi fituar asgjë. Mesi është më i miri

Barcelona e mbylli vitin në mënyrë fantastike, me një triumf të rrallë në derbi dhe me 9 pikë avantazh nga vendi i dytë, Atletiko e Madridit. Është një gjysmë sezoni e artë për trajnerin e ardhur këtë verë Ernesto Valverde, i cili e nisi ters, me humbjet në Superkupë dhe largimin e Nejmarit. Tani Valverde shpjegon: “Humbjet kundër Realit erdhën edhe nga lajmi i largimit të Nejmarit, ambienti ishte tronditur keqas. Humbjet na demoralizuan, ndërsa në Madrid kishin shumë besim në vetvete, por pak nga pak bëmë kthesë. Duam të fitojmë gjithçka, por nuk kemi fituar ende asgjë. Nuk duhet të mendojmë se jemi kampionë, duhet të mendojmë vetëm për ndeshjet tona, pa parë renditjen”.

Valverde tregon eksperiencën blaugrana: “Nuk e mohoj që në fillim m’u desh të përshtatem me lojtarët, në fillim më kushtoi pak, por me pas gjithçka shkoi në vend. Mesi? Është lojtari më i mirë në botë, është e pamundur ta përmirësosh atë që bën ai dhe pastaj e shoh si i përgatit ndeshjet, ka impenjim maksimal dhe kjo na jep një shtysë më shumë të gjithëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *