“Më vjen mirë për këtë fitore dhe kryesimin e kampionatit. Jemi të kënaqur me këtë pozicion, që nuk është rastësi, pasi kemi treguar në vazhdimësi se jemi më të mirët. E kemi treguar edhe në ndeshjet e Europës, ku kemi qenë dinjitozë. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen. Pushimet do t’i kaloj me familjen në Gjermani, kam nevojë të jem pranë familjarëve, për të ardhur më i fortë më pas. Jam i fokusuar te Skënderbeu, për më pas nuk di asgjë konkrete. Korça është qytet shumë i bukur, me njerëz shumë të mirë dhe që të respektojnë dhe të mbështesin edhe kur nuk je mirë. Faleminderit të gjithëve dhe gëzuar festat e fundvitit”, – tha pas ndeshjes afrikani tjetër i Skënderbeut, mesfushori Nimaga.