Nuk ka fjalë Mlladen Milinkoviç, pas humbjes së sotme ndaj Luftëtarit. Kukësi humbet sërish në shtëpi, aty ku vjet e ktheu në fortesë dhe kurrë në Superiore nuk ka qenë kaq keq.
“Fusha jonë na është kthyer në makth. Kemi humbur shumë pikë këtu, dhe prandaj vjen edhe diferenca me skuadrat e tjera në klasifikim, nuk e kuptoj pse jemi kaq keq. Prisja që ta mbyllnim vitin me fitore dhe sot jemi plotësisht të zhgënjyer.”
A beson Milinkoviç se mund ta rikthejë në rrugën e duhur Kukësin? Duhet të flasë me presidentin, pasi ai i bën planet e ekipit. Çdo gjë që të vendosë ai, ne do të jemi dakord, sepse nuk kemi arritur objektivat që kemi vënë në fillim. Është normale që presidenti të shohë për alternativa të tjera, pasi ai e di se si duhet të veprojë. Jemi të hapur në këtë aspekt. Kur nuk ka rezultate, nuk jam i shqetësuar nëse do fliste me ndonjë trajner tjetër. Kontrata nuk na mbron. Kemi rënë dakord me presidentin Gjici, dhe mbi kontratën qëndrojnë fjalët që i kemi dhënë njëri-tjetrit.”